Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 16:57

Për dallim që në disa shtete nuk i mirëpresin refugjatët, Suedia vepron ndryshe.

Ajo nuk vendosur asnjë ndalesë në kufi për refugjatët nga vatrat e krizave në Lindjen e Mesme, siç po veprojnë shtete të tjera evropiane, në veçanti Hungaria.

Ky shtet pranon më së shumti refugjatë sirianë, pas Gjermanisë.

Vetëm në muajin gusht në Suedi kanë kërkuar azil 4 mijë e 791 persona.

Në disa fotografi të bëra nga lajmi.net në qytetin e dytë më të madh në Suedi, Gothenburg, shihet se në sheshin kryesor janë vendosur mbishkrime ku thuhet “Refugjatët të mirëpritur”, transmeton Lajmi.net.

Ndryshe, javë më parë Danimarka u hapi rrugë refugjatëve që i mbante të bllokuar, që të marrin rrugën drejtë Suedisë dhe vendeve tjera nordike. Kryeministri suedez Stefan Lofven pati reaguar duke thënë se të gjitha shtetet duhet të veprojnë njëjtë me refugjatët.

Se ky vend nuk ka asnjë problem me të huajt, tregon edhe fakti se sektori ndoshta më i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, ai i arsimit i është besuar një refugjateje. Ministrja e Arsimit në qeverinë e këtij shteti është një ish refugjate, ajo është me origjinë nga Ballkani, më konkretisht nga Bosnje e Hecergovina.

Refugjatët në këtë shtet janë vendosur kryesisht në kampe dhe në konvikte studentësh.