Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 13:54

Shteti Guerrero në të cilën ndodhet resorti i Acapulcos është vendi më i rrezikshëm për femrat në Amerikën Veriore.

600 femra janë zhdukur dhe 1249 janë dhunuar vetëm vitin e kaluar

Organizatat për mbrojtjen e femrave thonë se në Meksikë vriten mesatarisht 6 femra në ditë.

Sipas këtyre organizatave, vetëm një çerek i 3892 vrasjeve që kanë ndodhur në vitin 2013 janë hetuar.

“Vrasësit as nuk po mundohen t’i fshehin krimet e tyre më. Kriminelët janë tërësisht të paprekshëm”, ka thënë përfaqësuesja e organizatës për mbrojtjen e femrave.