Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 15:54

Egziston një gjë në mes Papa Françeskut dhe shkencëtarëve, ajo është prezervativët.

Ndërsa Papa ka qenë i hapur të flasë për ndryshimet klimatike dhe mbi familjen, një grup shkencatërsh nuk kanë dhënë një tjetër argument, që vetëm prezervativët mund të shpëtojnë botën, raporton NYDN, transmeton Gazeta Blic.

Papa e pranon se kemi nevojë për të ulur emetimet, sepse sipas studimeve të panumërta, të varfërit janë të parët që do ta vujanë ndryshimin klimatik. Por, shkenctarët e klimës, kanë deklaruar se duhet marrë seriozisht lidhja me kontracepsionin.

Shkenctarët Paul R. Ehrlich dhe John Harte në një opinion të botuar në Nature Climate Change, kanë shkruar se ‘rritja demografike nuk është në përputhje me një mjedis të qëndrueshëm.’

“Papa duhet të marrë parasysh komentet e tij mbi ‘maninë’ e kontraceptivëve dhe abortit, si dhe duhet të marrë një pozitë udhëheqëse në mbështetje të të drejtave të grave dhe planifikimit familjar,” thanë ata, transmeton Gazeta Blic.

Me pak fjalë, më shumë fëmijë, më shumë ndotje, kanë shtuar ata.

“Sipas shumë studimeve njerëzit shfaqen shkaku kyesor për ndryshimin klimatik. Kontrolli popullsisë globale, pra, me anë të kontraceptivëve dhe planifikimin familjar, është një nga strategjitë më të rëndësishme që ne kemi për frenimin e emetimeve. Më shumë fëmijë, përkthehet në më shumë makina në rrugë, më shumë pyje të konvertuara në tokë bujqësore, më shumë beton dhe të gjitha këto janë procese kyçe që përfshihen në ngrohjen globale,” shtuan shkenctarët.