Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 14:22

Policia në Delaware janë duke u pyetur për të shpjeguar se si një polic e qëlloi për vdekje një njeri të armatosur i cili ishte ulur në një karrocë invalidësh.

Policia e Wilmington tha në një deklaratë për shtyp se ata hasën në këtë njeri të mërkurën pasdite, i cili kishte një pistoletë në dorë.

Autoritetet thonë se policia e gjuajtën atë dhe ai vdiq në vendin e ngjarjes. Deklarata për shtyp nuk dha hollësi dhe policia nuk lëshoi ndonjë informacion shtesë kur u kontaktuan me telefon, tha Associated Press.

Sipas një zëdhënësi të qytetit, shefi i policisë Bobby Cummings shkoi në skenë dhe u takua me fqinjët dhe të afërmit e të vdekurit. Zëdhënësja e Wilmington, Alexandra Coppadge gjithashtu tha se policia i kishte thënë asaj se ai e kishte qëlluar veten të mërkurën para se të arrinin ata, transmeton lajmi.net.

Delawareonline tha se Alexis Anthony e identifikoi njeriun si kushëri të saj, Jeremy Bam McDowell, 28 vjeç, dhe tha se ai ishte qëlluar pesë herë nga një polic.

Ajo tha se policët në vendin e ngjarjes i thanë asaj se ai ishte përpjekur për të bërë vetëvrasje dhe refuzoi të ulte armën të cilën do ta përdorte. Anthony, e cila jeton aty afër, dëgjoi pesë të shtëna armësh dhe vrapoi jashtë.

“A nuk mundën ta përdornin një pistoletë me rrymë në të?”, pyeti ajo. “Në vend të kësaj, ata e vranë atë. Ata kanë mundur ta rrëzonin atë nga karroca e tij.”

McDowell kishte mbetur invalid pasi ishte qëlluar me armë dhe ishte paralizuar kur ishte 18 vjeç, tha Anthony.