Lajme Shqip Monday, 14 January 2013 11:44

UASHINGTON – Shtetet te Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë reaguar në lidhje me rezolutën dhe platformën politike serbe për Kosovën, të miratuar nga Kuvendi i Serbisë.

Ndërkohë një burim i Departamentit të Shtetit tha për RTK-në se ajo jo që nuk ndihmon raportet, “por platforma si e tillë do të pengojë dhe dëmtojë dialogun në nivelin e lartë politik”.

Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar fuqimisht në mbështetje të dialogut që po zhvillohet në Bruksel nën patronazhin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton. Analistë të tjerë amerikanë kanë deklaruar se rezoluta dhe platforma serbe në formën e miratuar “përpiqet të ruajë tendencën e sovranitetit formal në gjithë territorin e Kosovës”, ndërsa ka për qëllim “të krijojë një sistem ku serbët e Kosovës do të qeveriseshin ndaras”.

Ajo është quajtur edhe një “ëndërr e Millosheviqit”, duke aluduar tërthorazi se në politikën serbe asgjë nuk ka ndryshuar nga ideologjia diktatoriale dhe shoviniste e kriminelit serb, ideologji që çoi në shkatërrimin e ish Jugosllavisë dhe nisjen e luftërave me sllovenët, kroatët, myslimanët e Bosnjës dhe me shqiptarët.

Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serëer ditë më parë deklaroi se më një qëndrim dhe platfromë të tillë provokohen dhe “janë të mundshme edhe konfliktet e armatosura”. (LajmeShqip.com)