Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 14:54

Rusia ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të largojnë aeroplanët e tyre luftarak nga hapësira ajrore siriane, në mënyrë që të shmangin incidentet e mundshme gjatë sulmeve ruse mbi anëtarët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.

Sipas një zyrtari të lartë amerikanë të kontaktuar nga “Fox”, Shtetet e Bashkuara, tani për tani nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë planet e forcave ajrore në lidhje me operacionet në Siri, transmeton lajmi.net.

Zyrtari i lartë amerikanë i ka thënë korrespondentes së “Fox”, Jennifer Griffin, që merret me çështje e sigurisë kombëtare, se zyrtarët rusë kanë kërkuar që aeroplanët luftarak amerikanë urgjentisht të largohen nga Siria.

Ndërkaq, sot është bërë e ditur se Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë leje nga Parlamenti, që të përdor forcat ajrore jashtë kufijve të Rusisë.