Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 17:35

Xhihadistët e Shteti Islamik gjoja kanë filluar të përdorin pulat si mjet mobil shpërthyes. Fotografitë e të ashtuquajturave “pula vetëvrasëse”, shkruan Daily Mail, po i shpërndajnë me të madhe përdoruesit e internetit që janë për dhe kundër IS-it, edhe pse autenticiteti i tyre nuk mund të konfirmohet.

Pjesëtarët e grupit ekstremist që gjenden përreth qytetit Faluxha, gjoja i lidhin rripat me eksplozivë nëpër pula të cilat pastaj i drejtojnë për të shkuar drejt kampeve armike.

Pasi pulat të gjenden në kuadër të rrezes për sulm, ekstremistë të IS –it i aktivizojnë me dirigjim nga larg mjetet shpërthyese duke vrarë të gjithë ata që gjenden afër.

Përdorimi i këtyre pajisjeve, tregon se IS ngadalë po mbetet pa municion pas një vit lufte në Siri e Irak, konstaton gazeta.

Pohimi bizar se IS po përdor “pulat vetëvrasëse” bëhet disa ditë pas raportit se ky grup kishte lidhur për një dhi një mjet shpërthyes e cila ishte dërguar në bazën kurde në qytetin Kobane të Sirisë.