Lajme Shqip Friday, 11 January 2013 18:41

Raportohet se protestat janë mbajtur të premtën në rajonet Adhamiyah dhe Ghazaliyah të Bagdadit, të cilat janë të banuara me shumicë sunite si dhe në qytetet Ramadi, Samarra, Falluja, Mosul dhe Tikrit.

Në provincën perëndimore të Andbar-it, protestuesit kanë bllokuar për 20 ditë autostradën që lidh Irakun me Sirinë dhe Jordanin.

Ndërkohë, në qytetin me shumicë shi’ite të Najaf-it, mijëra demonstrues i kanë bërë thirrje qeverisë për t’i rezituar reformave në legjislacionin anti-terror. 

Demonstratat të organizuara në rajonet e Irakut me shumicë sunite kanë për qëllim që të bëjnë presion ndaj kryeministrit al-Maliki që të ndaloj keqëtrajtimin ndaj pakicës sunite.

Ata po bëjnë thirrje për lirimin e të burgosurve dhe për reformimin e legjislacionit anti-terror.(REL/LajmeShqip.com)