Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 15:17

Princi saudit Majed Abdulaziz Al-Saud (28) akuzohet për abuzimin e tri grave të cilat i kishte torturuar brutalisht në një orgji tre-ditore në një rezidencë luksoze në Los Anxhelos.

Sipas medieve të huaja, policia në Beverly Hills u ftua të intervenonte të mërkurën e kaluar, pak para orës 13, në një vilë me vlerë 37 milionë dollarësh ku kishin gjetur një grua të përgjakshme duke ulëritur shkaku i dhimbjeve dhe e cila ishte përpjekur të ikte duke kapërcyer një gardh të lartë.

Policia kishte bastisur shtëpinë dhe arrestuar Princin Al-Saud, duke e akuzuar atë se kishte detyruar njërën nga shërbyeset që të kryente seks oral, transmeton Telegrafi.

Detektivët kanë përshkruar atmosferën duke thënë se edhe disa gra të tjera në vilë, gjithashtu shërbyese, janë ankuar me trajtimin e keq që iu është bërë nga anëtarët e familjes mbretërore saudite.

Këto gra kanë filluar procedurat private kundër princit, duke e përshkruar sjelljen e tij si ekstreme, të pështirë dhe tërësisht të papërshtatshme.

Të enjten, princi, pasi ka paguar garanci prej 300 mijë dollarësh, është liruar për tu mbrojtur në liri. Thuhet se Al Saud nuk ka imunitet diplomatik.