Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 15:27

Në Amerikë policia ka hapur zjarr mbi një hajdut të dyshuar i cili kishte qenë duke vozitur në kahun e kundërt të rrugës.

Policia e ka vrarë hajdutin gjatë një ndjekje me helikopter në një autostradë në Los Angeles. Edhe përkundër kërkesës nga policia që të ndalet, hajduti ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, kurse vendimi i tij për të hyrë në anën e kundërt të rrugës ka rezultuar me fatalitet, transmeton Koha.net.

Një oficere e policisë ka konfirmuar se vetura e tij Chevrolet Yukon, më pas është përplasur me një veturë Dodge Durango, që po vinte në anën tjetër të rrugës me tre pasagjerë në të, të gjithë të dërguar më pas në spital.

Duke folur për vendimin që të hapte zjarr, zëvendësoficerja, Olivia Bozek ka thënë se ky vendim ishte marrë për shkak të sigurisë publike në trafik.

 “Kjo është bërë për shkak të sigurisë publike. Kur ai ka hyrë në rrugën e gabuar, natyrisht se ai nuk ka kujdes ndaj pasagjerëve apo makinave përreth”, është shprehur Bozek për BBC.