Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 14:20

Azia Jugore sot është goditur nga një tërmet me magnitudë rreth 7.7 shkallë, duke lënë të vdekur deri më tani së paku 70 persona.

Tërmeti ka goditur veriun e Pakistanit, Afganistanin dhe një pjesë të Indisë, transmeton Koha.net. Kohëzgjatja e tërmetit ishte 30-40 sekonda, raporton Guardian.

Një nga incidentet më të këqija ka ndodhur në një shkollë të femrave në provincën Takhar-Afganistan, ku kanë vdekur 12 prej tyre.

Tërmeti ishte rreth 213 km i thellë, dhe i përqëndruar në një hapësirë prej 254 km në verilindje të Kabulit, në provincën Badakhshan të Afganistanit.

Ndërsa sipas raporteve nga “The Guardian” thuhet se numri i të vdekurve mund të arrijë nga 100 deri në 1 mijë veta, kurse dëmet materiale tashmë arrijnë në shifrat milionëshe.