Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 16:58

Gjyqi në Mumbai ka refuzuar kërkesën për zbutje të ndalesës për mish të lopës përgjatë periudhës katërditore të festës së Kurban Bajramit.

Me anë të një peticioni, grupe të ndryshme të muslimanëve kanë kërkuar nga Gjykata e Lartë në Mumbai, të mundësojë përjashtime për ndalesën e cila nga muaji mars, është në fuqi në shtetin Maharashtra.

Kjo ndalesë, e llogaritë si ilegale posedimin e mishit të lopës, si dhe therjen e demave dhe viçave, ku parashikohet dënim në kohëzgjatje deri në pesë vite burg. Ndalesa për therje të lopëve është në fuqi që nga viti 1976.

Sipas këtij gjyqi, nuk mund të lejohet zbutje të përkohshme të ndalesës pasi që vendimi është miratuar nga qeveria e shtetit.

Muslimanët festojnë Kurban Bajramin për të shënuar gatishmërinë e profetit Ibrahim ti nënshtrohet vullnetit të Zotit i cili e ka urdhëruar atë të sakrifikojë djalin e tij.

Ndalesa në Maharashtra është shndërruar në çështje politike për partinë në pushtet (Bharatiya Janata Party). Ndalesa të ngjashme ka edhe në shtete tjera të Indisë, ku shumica e qytetarëve i përkasin religjionit Hindu.