Lajme Shqip Saturday, 12 January 2013 15:14

Presheve – Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë mbledhur në Kuvendin e Këshilltarëve Shqiptar për të diskutuar lidhur me problemin e Lapidarit të Dëshmorëve.

Por, situate është tensionuar pasi një ditë më parë sërish ka bërë komente kryeministri serb, Iviça Daçiç, i cili ka thënë se lapidari duhet hequr nga qendra e Preshevës, në jug të Serbisë, ku jetojnë shqiptarët.

Serbia, nga ana tjetër, është duke ngritur një përmendore për dëshmorët e saj, policët serbë të rënë gjatë konfliktit, në fshatin Lluqane afër Bujanocit, ku jetojnë vetëm shqiptarët.

Kuvendi, bën të ditur korrespondenti i Top Channel në Preshevë, mbron të drejtën për simbolet që shprehin identitetin kombëtar shqiptar. (LajmeShqip.com)