Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 14:45

Ballkani është bërë rrugë përmes së cilës qindra mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme synojnë vendet e Evropës Perëndimore

Në foto shihet një familje e cila mundohet të kalojë murin me tela gjembor pranë fshatit Roszke në kufirin serbo – hungarez.

Më shumë se 140 mijë refugjatë vlerësohet të kenë arritur në Hungari nëpërmjet vendeve të Ballkanit.

Fillimisht përmes detit ata arrijnë në Greqi, nga ku vazhdojnë rrugën nëpër Maqedoni dhe Serbi, për të kaluar më pas në Hungari, me synimin kryesor për t’u vendosur në Gjermani. /lajmi.net