Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 12:24

Për Ueli Maurer, kërcënimi terrorist është rritur për shkak të krizës aktuale me refugjatët.

Me valën aktuale të migrimit të refugjatëve në BE do të mund të hyjnë edhe ata të cilët janë të afërt me Xhihadin. Azilkërkuesit do të duhej të kontrolloheshin intensivisht, thotë Mauerer.

Sipas tij, kjo bëhet në bashkëpunim mes Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM) dhe Shërbimit Federal të Inteligjencës, tha Këshilltari federal në një intervistë me “Basler Zeitung”.

Në disa vende të origjinës verifikimi do të bëhet në mënyrë sistematike. Në vende të tjera duhet të adresohen dosjet vetëm në rast dyshimi.

“Vetë udhëtimi i pakontrolluar i refugjatëve nga vendet evropiane në Zvicër përbën një rrezik të vërtetë”, paralajmëroi Maurer.