Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 08:46

Luftime të ashpra kanë vazhduar në Afganistan në qytetin e Konduzit, një ditë pasi që forcuar qeveritare kanë kryer sulme ajrore kudër talebanëve.

Dy sulme ajrore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndaluar kryengritësit që u përpoqën që të hynin në aeroportin e forcave të ushtrisë.

Agjencia sekrete e Afganistanit ka deklaruar se gjatë sulmeve ka mbetur i vrarë lideri i talebanëve, por pala tjetër e ka mohuar që kjo të ketë ndodhur.

Kapja e qytetit të Konduzit paraqet fitoren më të madhe të militantëve që nga viti 2001.