Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 13:24

16 punëtorë turq të rrëmbyer para disa jave në Irak, janë liruar dhe i ka marrë në dorëzim Ambasada e Turqisë në Irak.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, i cili ka thënë se të gjithë punëtorët janë mirë.

“Kam folur në telefon me disa nga punonjësit. Gjendja shëndetësore e tyre është e rregullt dhe po kryhen përgatitjet e duhura për kthimin e tyre sa më parë në vendlindje”, ka bërë të ditur ai raporton Anadolu Agency.

Davutoğlu, e ka bërë deklaratën në llogarinë e tij në Tëeeter në lidhje me situatën e punonjësve turq që u rrëmbyen në fillim të këtij muaji në Bagdat të Irakut.

Kryeministri i Turqisë gjithashtu ka shprehur falenderimet e tij “për të gjithë miqtë irakianë” që kanë treguar përpjekje intensive për punonjësit gjatë kësaj periudhe.

Davutoğlu, gjithashtu duke uruar edhe familjarët e punonjësve u shpreh se: “Ashtu siç kemi vepruar deri tani për rindërtimin e Irakut, Qeveria jonë, kompanitë dhe njerëzit tanë do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Iraku.