Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 11:36

Një gjykatë në Libi ka dënuar me vdekje djalin e kolonelit Muammar Gaddafi, Saif al islam dhe 8 bashkëpunëtorë të tij për krimet e kryera gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Siaf al Islam dhe njerëzit e afërt me të ishin në proces me disa dhjetëra bashkëpunëtorë të tjerë të liderit të rrëzuar, i akuzuar për shtypje të dhunshme të protestave.

Gjithësesi, i biri i diktatorit nuk ndodhej në sallën e gjyqit në momentin e dhënies së vendimit, por ishte i lidhur me një video-konferencë.

Aktualisht ai mbahet nga një ish-grup rebelësh nga qyteti Zintan, që refuzon ta lirojë, raporton BBC në edicionin online.