Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 20:10

“Burri im dhe unë shitëm çdo gjë për të paguar udhëtimin. Ai punoj 15 orë në ditë në Turqi derisa mbledhi para të mjaftushme për rrugë. Trafikanti vendosi 152 persona në një anije. Kur e pamë anijen, disa nga ne deshem të kthehemi, por na tha që nuk do na kthej paratë. Nuk kishim zgjedhje.

E gjithë anija ishte e mbushur me njerz. Valët filluan të na godasin, por trafikanti na tha që t’i gjuajmë valixhet të gjithë, që pesha të zvogëlohet. Në oqean anija goditi një gurë, kapiteni na tha që mos të frikësohemi. Anija po mbushej me ujë. Ishte shumë ngusht në anije, të gjithë filluan të bërtasin. Burri im më nxjerri nga dritarja në oqean dhe ja dha xhaketen e vet të shpëtimit një gruaje tjeter. Ne notuam mbi ujë për disa orë rresht derisa burri im u lodh. Më tha që do të notoj në shpinë të kthyer që të pushoj pak sepse u lodh. Valët ishin shumë të mëdha, e dëgjoja në largësi duke ma thirr emrin, por nuk e shihja dot. Pas sa kohe një anije shpëtimi më gjeti mua, por kurr nuk u gjet burri im.”