Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 11:54

Kryetari socialist i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka marrë nënshtetësinë greke. Vendimin e ka publikuar gazeta greke Proto Thema.

“I dhamë nënshtetësinë dhe nxorëm vetë sytë tanë”, thuhet në shkrim. Sipas gazetarit grek, Jorgo Goro ka deklaruar se në Himarë nuk ekziston asnjë element grek.

Gazeta vijon duke theksuar se aktiviteti anti-grek i Goros ka vazhduar edhe me prishjen e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.

Vetë Goro ka pranuar se e ka marrë nënshtetësinë greke. “Nuk ka asnjë problem në këtë mes. Pasaportën greke e kam marrë para një viti”, tha ai për gazetën Panorama.