Lajme Shqip Monday, 27 July 2015 17:20

Pas takimit me kryetarët e grupeve të partive parlamentare, kryeministri kroat Zoran Milanoviq tha se njëzërit është rënë dakord që Kroacia nuk mund të mbetet në arbitrazh me Slloveninë.

“Takimi ishte i shkurtër, gjithçka shkoi me marrëveshje. Kroacia nuk mund të mbetet në këtë kontratë. Duhet të dalë prej saj, duhet t’i japë fund, momentalisht të pezullojë atë duke u mbështetur në rregulloret e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare”, tha kryeministri Milanoviq.

Vendimi i sotëm do të jepet për propozimin në Parlament, dhe për këtë do të vendoset të mërkurën. Milanoviq tha se procesi i arbitrazhit është i kontaminuar dhe se pret konfirmimin unanim të Parlamentit, pas së cilës do të pasoj njoftimi për përfundimin e kontratës.

Hapi tjetër është tërheqja e arbitrit kroat i cili mori pjesë në këtë proces. Kryeministri tha se këto veprime nuk bëjnë të lumtur, për shkak se vendimi për përcaktimin e vijës kufitare me Slloveninë do të zgjatet.

Milanoviq tha se çështja e kufirit kroat nuk është zgjidhur edhe me Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën, madje edhe me Malin e Zi. Kryeministri u shpreh se ky vendim nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë anëtare të BE-së dhe kanë detyra të përbashkëta në këtë aspekt.

Skandali në lidhje me arbitrimin ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë shpërtheu të mërkurën kur mediat publikuan transkripte dhe video-xhirime të bisedeva të anëtarit slloven të Gjykatës së Arbitrazhit, Jernej Sokolec, me përfaqësuesen sllovene për monitorim të arbitrazhit, Simone Drenik gjatë së cilës rregullojnë paraqitjen e argumenteve dhe lobimit para gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë në lidhje me kufirin e Sllovenisë dhe Kroacisë.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve janë për shkak të vijës kufitare në gjirin Suvadrik. Sipas transkriptit dhe audio-xhirimit të bisedës në mes të Sokolac dhe Drenik, botuar në gazetat ditore kroate, tribunali i arbitrazhit do ti jepte pjesën më të madhe të Gjirit Sllovenisë, e cila është në kundërshtim me kërkesat e Kroacisë.