Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 14:26

Përmes Bosforit në Stamboll, ka kaluar një konvoj i anijeve ushtarake dhe transportuese të Rusisë të cilat janë drejt kah Mesdheu, shkruan euronews.

Vëzhguesit thonë se qarkullimi i luftanijeve ruse në brigjet e Sirisë, është intensifikuar që nga muaji gusht, transmeton lajmi.net.

Sipas informatave nga Stambolli, Rusia është duke e ndërtuar një bazë të re detare në bregdetin mesdhetar të Sirisë për të ndihmuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Në këtë konvoj në kuvertën e anijeve transportuese, janë vërejtur kamionë ushtarak me karakteristika të forcave pro-ruse në Ukrainë.