Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 13:25

Ndërtesa e vjetër e parlamentit federal në Bruksel ishte evakuuar këtë mëngjes, për shkak të një raporti se në të është vënë një bombë, shkruan “RT”.

Hyrjen e ndërtesës po e ruan policia, derisa njësitet speciale me qen nuhatës janë duke kontrolluar hapësirën e brendshme të ndërtesës, e cila kryesisht përdoret për pritje dhe ceremoni, pasi që parlamenti rregullisht mblidhet në ndërtesën e re, transmeton lajmi.net.

Autoritet deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë detaj rreth asaj se nga i kanë pranuar informacionet në lidhje me vënien e bombës, dhe se deri kur do të qëndroj e bllokuar ndërtesa.