Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 12:24

Cila është tema për të cilën kinezët interesohen më së shumti lidhur me Shqipërinë kur kërkojnë në internet?

Përgjigja është prishja e marrëdhënieve mes dy vendeve ish-komuniste në vitet ’70, sipas një harte të përpiluar nga “Foreign Policy” bazuar në rezultatet e motorit të kërkimit më të madh në Kinë, “Baidu”. Interesante edhe opinionet e stereotipet e kinezëve për vendet e tjera të Evropës.

Kështu, për Mbretërinë e Bashkuar përdoruesit kinezë të internetit mendojnë se është një vend i vogël por i fortë, gjermanët vranë hebrenj, Rusia ka qejf të grindet, Italinë e cilësojnë si shumë të dobët, në Francë ka shumë të zinj, për Spanjën pyesin se pse nuk e anekson Portugalinë, Greqia është trokë, Turqia është kundërshtare, bullgarët jetojnë gjatë se pinë shumë qumësht, holandezët janë të gjatë, danezët vrasin balena, në Ukrainë ka femra të bukura, në Norvegji nuk është ftohtë, polakët e urrejnë Kinën, në Lituani ka shumë vetëvrasje, suedezët importojnë plehra, finlandezët janë mirë me anglishten kurse për Bjellorusinë pyesin se pse ka këtë emër.