Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 13:24

Sipas një grupi monitories në Siri, militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar nëntë burra dhe një djalë nën akuzat për homoseksualizëm.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se xhihadistët kanë vrarë shtatë burra në Rastan, një qytet në provincën Homs të Sirisë qendrore, ndërsa dy burra dhe një djalë janë ekzekutuar në qytetin Hreitan, në Aleppo.

Sipas kreut të Observatorit sirian, Rami Abdel Rahman, burrat janë ekzekutuar në publik, por që militantët e ISIS-it kanë shkatërruar filmimet e kësaj ngjarje.

ISIS është duke vazhduar dhunën brutale në territorin e Sirisë dhe të Irakut. Homoseksualizmi, magjitë dhe besnikëria nga presidentit sirian Bashar al-Assad konsiderohet si vepra penale që denohen me vdekje në zonat e kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik.

Sipas observatorit për të drejtat e njeriut në Siri, që nga qershori i vitit 2014, pas shpalljes së kaliftatit nga Shteti Islamik, ISIS ka ekzekutuar më shumë se 3000 njerëz, dukë përfshirë 1800 civilë.