Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 20:19

Hungaria ka përfunduar murin 41 kilometra të gjatë me Kroacinë. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se gardhi me tela dhe gjemba ka përfunduar mbrëmë në darkë.

Ndërsa pjesa tjetër e kufirit mes dy vendeve 330 kilometra e gjatë përshkohet nga lumi Drava dhe është i pamundur të kalohet nga emigrantët.

Ndërkohë për shkak të krizës së emigrantëve, Hungaria ka thirrur rezervistët për të përballuar çdo përshkallëzim të situatës.