Lajme Shqip Friday, 29 March 2013 16:39

SHKUP – Grafite me përmbajtje antishqiptare janë shkruar dy ditëve të fundit në qytetin e Kërçovës.

“Vdekje për shqiptarët” janë porositë e shkruara përmes grafiteve në disa pjesë të qytetit, informon INA. Kjo situatë është nxitur pasi që komunën e Kërçovës e fitoi kandidati shqiptar Fatmir Dehari.

Grafitet nuk janë kursyer edhe në objektet afariste të pronarëve shqiptarë.Këto mesazhe janë shkruar vetëm një ditë pas vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në Kërçovë, ku ai porositi se vëmendja e veçantë do të mbetet për këtë komunë dhe se ajo ka qenë dhe do të jetë Maqedoni.(LajmeShqip.com)