Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 09:25

Kur flasim për ndëshkimet kriminale arkaike, dënimi i ndonjë personi me vdekje duke e kryqëzuar është një nga të parat në këto ndëshkime.

Kryqëzim në vitin 2015! Duke lënë anash faktin që dënimi i njerzve me vdekje ende është aktual në shumë pjesë të botës, por dënimi duke e lidhur një person në kryq dhe lënja e tyre që të vdesin ngadalë, kjo është e frikshme të mendohet si diçka që mund të ndodhë në kohën që jetojmë tani.

Por fatkeqësisht ky ndëshkim biblik është një realitet i tmerrshëm me të cilin është duke u përballur një adoleshent në Arabinë Saudite.

Ali Mohammed al-Nimr ishte 17 vjeç kur u arrestua në vitin 2012, me akuzat se kishte protestuar jashtëligjshëm dhe posedim të armëve, akuza këto për të cilat aktivistët ankohen se janë krejtësisht të motivuara politikisht.

Për kohë të gjatë Arabia Saudite është duke u kritikuar për përdorimin shumë të shpeshtë të dënimit kapital, atij me vdekje, edhe pse shumë shtete të ndryshme rreth botës kanë hequr dorë nga ky lloj i ndëshkimit edhe në rastet kur të dënuarit janë kriminelë. Nën sundimin e mbretit të ri Salman, ekzekutimet në këtë vend janë rritur në një shkallë tmerruese.