Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 10:56

Një grua e cila qe figura kryesore e një rrethi pedofilësh që abuzoi në mënyrë të pështirë me pesë fëmijë gjatë festave seksuale u dënua me burgim të përjetshëm sot.

Marie Black, 34 vjeç dhe disa të rritur të tjerë që dukeshin si të “respektueshëm” i kishin përdhunuar dhe rrahur dy djemtë dhe tre vajzat për më shumë se një dekadë.

Në gjykatë u mësua se Black luante një pjesë të caktuar në këtë mes, duke i joshur vajzat me kukulla Baribie.