Lajme Shqip Sunday, 27 January 2013 15:03

Brazil – Të paktën 200 persona kanë vdekur pasi një zjarr përfshiu një klub nate në jug të Brazilit, siç raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur në klubin ‘Kiss’ të qytetit Santa Maria, ndërsa një grup kërcimtarësh gjatë shfaqjes kanë hedhur fishekzjarrë.

Përveç zjarrit, shumë persona vdiqën nga tymi, pasi klubi ishte edhe i izoluar, thonë autoritetet policore.

TV Globo në Brazil thotë se trupat e viktimave po nxirren nga klubi, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e të tjera viktimave, duke pasur parasysh faktin që kapaciteti i klubit të natës ishte rreth 2 mijë persona.

“Forcat zjarrfikëse po kërkojnë për viktima të tjera. Ne nuk mund të japin një numër të saktë të viktimave”, ka thënë shefi i zjarrfikësve.(LajmeShqip.com)