Lajme Shqip Saturday, 12 January 2013 15:45

Athine – Pamjet e shtresës së mjegullës së trashë dhe të zezë mbi Athinë, por edhe mbi qytetet e mëdha të Greqisë kanë zënë një vend të veçantë tashmë edhe tek kronikat kryesore të mediave të huaja që theksojnë ndryshimin cilësor të ajrit dhe rrezikun për sëmundjet respiratore.

Kembanat e alarmit kane ushtuar qysh ne fund te dhjetorit kur specialistet kane verejtur nje rritje te jashtezakonshme te grimcave te ketij smogu te rrezikshem, pasi djegja e drurit shkakton nje ndotje tre here me te larte se makinat.Madje fenomeni eshte perngjasuar me ate te atmosferes ne Londren e vitit 1952 kur si rezultat i ndotjes nga djegia e druve, shtresa e krijuar e ndikuar dhe nga kushtet e keqia aqtmosferike u be shkak per vdekjen e mijera njerezve.

“Sidomos kjo situatë është një problem serioz për të rinjte dhe të moshuarit ne vendin tonë.Këta njerëz janë më të ndjeshëm ndaj kësaj situate”, thotë doktor Dimitris Iliopulos, nga Departamenti i Kontrollit dhe Parandalimi i Sëmundjes.
 
Te pakten shtate univesitete ne mbare vendin filluan nje studim per rrezikun qe paraqet ky smog per banoret dhe te dhenat e dy diteve te para kane qene teper te frikshme sipas eksperteve, pasi sasia e grimcave të respirueshme PM 10 në ajër eshte gjashte here me e madhe ,300 mikrogram per meter kub nga 50 qe eshte limiti europian, i cili nuk duhet kapercyer me shume se 35 dite te vitit.

“Grimcat mund të depërtojnë lehtë në mushkëri dhe kjo është veçanërisht e dëmshme për njerëzit që kanë probleme me sistemin e frymëmarrjes”, thotë doktor Evangelos Gerasopoulos.
 
‘Tmerr mbi qiellin e Athines’, komenton gazeta ‘Proto Thema’, ndersa gazeta ‘Ta NEA’ shkruan se ende specialistet nuk e dine se sa i rrezikshem eshte ky smog me keto grimca qe konsiderohen kancerogjene dhe se rezultatet e analizave do te mesohen vetem pas nje muaji matjesh. Shumica e qytetareve greke te rrenuar tashme nga shkurtimi i pagave dhe pensioneve nuk mund te perballojne rritjen me gati dy here, brenda dy vitesh, te cmimit te naftes dhe gazit natyror dhe vendi eshte kthyer kater dekada pas, tek perdorimin e lendes drusore ne soba dhe oxhaqe.(T.Ch/LajmeShqip.com)