Lajme Shqip Tuesday, 15 January 2013 14:23

PAKISTAN – Gjykata e Lartë në Pakistan ka urdhëruar arrestimin e kryeministrit Raja Perves Ashraf lidhur me akuzat për korrupsion.

Ashraf ka mohuar të ketë marrë ryshfete në momentin kur ai ka miratuar projektet energjitike në kohën kur ai ishte Ministër i Ujit dhe Energjitikës në vitin 2010.

Gjykata urdhëroi edhe arrestimin e 15 personave të tjerë lidhur me këto hetime. 62-vjecari Ashraf u bë kryeministër i Pakistanit pas largimit nga detyra vitin e kaluar të Jusuf Raza Gilani. Kjo është hera e parë që kërkohet arrestimi i një kryeministri në detyrë në Pakistan.(LajmeShqip.com)