Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 09:25

Bashar Al-Assad, është lideri i Sirisë qe 15 vijet dhe ëshë i vetmi që i ka mbijetuar “Pranverës arabe”, që rrëzoi të gjithë sunduesit e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, thuhet në një analizë të AFP-së.

Ndërsa disa muaj më parë, forcat e Asadit pësuan disfatë pas disfate nga Shteti Islamik dhe grupet e lidhura me Al Qaedan, së fundi po duket se ka filluar të korrin frytet e politikës që të gjithë kundërshtarët e tyre i shohin si terroristë dhe regjimi i Assadit paraqet veten si mburojë kundër ekstremizmit.

Presidenti sirian gjithashtu ka mbështetje të konsiderueshme të aleatëve të fuqishëm, siç janë Irani dhe Rusia, të cilat ofrojnë tek ata mbështetje ushtarak, financiare dhe diplomatike.

Javë më parë është thënë se Rusia ka dërguar trupa ushtarake, aeroplanë luftarak dhe armë në mbështetje të regjimit të Assadit duke shkaktuar reaksion tek Perëndimi, që udhëhiqet nga Washingtoni.

“Unë mendoj se është fitore si e Pirros dhe e përkohshme, kjo e regjimit të Assadit ngaqë është si pasojë e realpolitikës të vjetër cinike të mirë”, thotë Karim Bitar, profesor në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Strategjike.

“Së fundi, rusët dhe iranianët kanë më shumë gjëra në rrezik sesa e Perëndimit. Ata mbetën të mobilizuar, të papërkulur dhe pa kompromis, si kundërshtarë të regjimit të Assadit dhe nuk kanë një strategji të qartë duke paguar një çmim të lartë për metodat e tyre të gabuara”, shpjegon ai.

Pas shpërthimit të demonstratave kundër Assadit në mars të vitit 2011, Assad dhe regjimi e vet ka arritur të paraqesë atë si një luftëtar në luftën kundër “terroristëve”, dhe rritja e Shtetit Islam ka shërbyer si pohim i tij se qeveria po e mbron Sirinë nga barbarizmi.

Kjo është vërtetuar nga dështimi relativ i koalicioni kundër Shtetit Islamik, të udhëhequr nga SHBA-të, e cila nuk ka bashkëpunuar me presidentin sirian.

“Assadi ishte në gjendje të luaj me kartën e kohës dhe të jetoj ende optimizmi fillestar i “Pranverës Arabe”, që në disa raste të krijojë hapësira të paligjshmërisë, të përshtatshme për grupet radikale”, shtoi Bitar.

Muriel Aseburg, bashkëpunëtor i Institutit Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, beson se kundërshtarët e Asadit janë shumë të ndarë mes vete dhe nuk duan të përzihen për të mbështetur rebelët sirianë në përpjekje për ta rrëzuar Assadin. Kurse përkrahësit e tij, po e mbështesin fuqishëm Assadin në fushën financiare, ushtarake e diplomatike.

Në anën tjetër, Jezidi Sajig, bashkëpunëtor në Qendrën Carnegie për Lindjen e Mesme, tha se jetëgjatësia e Assadit në pushtet, pjesërisht është si pasojë e pasivitetit të kundërshtarëe të tij, përfshirë SHBA-të.

Perëndimi, sipas Sajig, është i shqetësuar për fuqinë në rritje të Shtetit Islamik dhe refugjatëve sirianë që kanë përfshirë gjithë Europën.

Ai konsideron se Rusia ka bërë një veprim të mençur që ka ndihmuar Assadin të blejë kohë duke i bërë rusët të rëndësishëm dhe duke zhvendosur amerikanët në defanzivë.