Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 11:00

Gjatë muajve të fundit ka shënuar një rritje të madhe numri i sulmeve në qendrat e banimit të azilkërkuesve në Gjermani. Sipas të dhënave të  Ministrisë së Punëve të Brendshme, qe nga fillimi i vitit janë regjistruar 202 delikte. Në 22 nga këto sulme është ushtruar edhe dhune fizike, transmeton albinfo.ch.

Një numër i tillë ka qenë regjistruar në vitin 2014 për 12 muaj!

Në Gjermani parashihet që deri në fund të vitit të kërkojnë azil rreth 450 mijë veta, numër ky që është më shumë se dyfishi i atij të vitit 2014, bëjnë të ditur mediet gjermane, transmeton albinfo.ch.

Nisur nga serioziteti i situatës lidhur me sulmet në qendrat e azilit, grupi parlamentar i SPD-së në Bundestag ka kërkuar nga njësitë federale që të sigurojnë prezencë më të madhe të policisë para qendrave të përmendura.

Nga ana tjetër CDU thotë se më shumë rëndësi ka që kriminelët të kapen shpejt.