Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 08:05

Projektligji për Sigurimet, për faljen e borxheve publike dhe disa projektligje të tjera do të jenë sot në shqyrtim në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Deputetët të cilët nuk mund të shqyrtonin të gjitha projektligjet javën e kaluar, do të shqyrtojnë sot për herë të dytë Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, dhe Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale.

Si pikë e fundit të rendit të ditës së kësaj seance do të jetë edhe kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues për debat parlamentar lidhur me veprimtarin e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës.