Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 15:23

Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ku mbështeti publikisht kryeministrin Sali Berisha, ka dhënë edhe një intervistë për TV Klan.

Por, gjatë intervistës ai është përballur me një incident të vogël, raporton Tema.

Pasi përfundoi intervistën, kameramani i TV Klan i ka hequr mikrofonin, por bashkë me të, ka marrë edhe portofolin e Rumsfeld.

Ky i fundit e ka vënë re menjëherë këtë gjë, duke thënë : “Oh, portofoli im! Ku e keni gjetur këtë”.