Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 20:40

Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pas mungesës disaditore i është rikthyer rrjetit social “Facebook”. Mirëpo Berisha e ka nisur për “së mbrapshti” rikthimin e tij. Ai ka bërë një gafë teksa ka prezantuar projektin fitues për transportimin e gazit nga Azerbejxhani në Evropë”.

E gafa ose gabimi ka qenë pasiqë Berisha ka postuar një hartë ku nuk shihen kufijtë e Kosovës, por që gjendet brenda kufijve të Serbisë.
“Të dashur miq, projekti i gazsjellësit TAP u përzgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne”, shkruan Berisha.