Lajme Shqip Thursday, 14 February 2013 18:29

VATIKAN -Papa i dorëhequr, Benedikti XVI kërkoi sot një ringjallje të vërtetë të Kishës Katolike duke shtuar se orientimet e mëdha të dhëna nga Sinodi II i Vatikanit nuk ishin realizuar plotësisht.

Papa Benedikti XVI foli sot para më shumë se 1 000 priftërinjve dhe fetarëve të dioqezës së Romës.

Duke folur për 35 minuta pa vlerësime për eksperiencën e tij për Sinodin II të Vatikanit, papa, i cili do të japë dorëheqjen më 28 shkurt, deklaroi se ”ne duhet të punojmë fort me qëllim që sinodi i vërtetë të realizohet dhe të ringjallë Kishën”.
Ai theksoi gjithashtu se media e mbledhur në Romë i kishte dhënë një vizion profan dhe politik këtij momenti shpirtëror.(LajmeShqip.com)