Lajme Shqip Wednesday, 03 April 2013 08:05

Tirane – Konsorciumi Shah Deniz ka filluar vlerësimin e ofertave  që ka marrë nga gazjellësi, Nabucco West dhe TAP, për transportimin e gazit në Europë. Shah Deniz, sipas agjencisë së lajmeve Trand.az,  do të bëjë një vlerësim përfundimtar të këtyre dy ofertave, ndërsa jo më larg se fundi i muajit qershor pritet që të shpallet edhe opsioni  fitues.

Ofertat e dy transportuesve, përfshijnë informacion të konsiderueshëm lidhur me aspektet teknike, rregullatore dhe financiare, si dhe aspekte të tjera të Nabucco West dhe TAP.

Ofertat e dy konkurenteve pritet të zyrtarizohen deri në fund të muajit prill 2013. Në muajin e ardhshëm Ndërkaq, konsorciumi Shah Deniz pret të marrë oferta bindëse nga blerësit potencial të gazit në Europë.

Nabucco West është një version i shkurtër i versionit Nabucco, i cili parashikon ndërtimin e tubacionit nga kufiri turko- bullgar në Austri. TAP është projektuar për të transportuar gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe përtej detit Adriatik në jug të Italisë dhe më tej në Evropën Perëndimore.(P.O/LajmeShqip.com)