Lajme Shqip Wednesday, 15 July 2015 15:19

Një praktikë e keqe e mos raportimit me kohë në Kuvendin e Kosovës ose e mos transparencës të rrjedhës së bisedimeve në Bruksel po vazhdon edhe tani.

Gjithashtu edhe urgjenca e Qeverisë për të proceduar ligje me procedurë të shpejtë në Kuvend është edhe një e keqe tjetër që po i ndodhë vendit. Kështu deklaruan zyrtarë të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) gjatë paraqitjes së vlerësimeve të këtij instituti për punën e Kuvendit të Kosovës në sesionin pranveror janar-korrik 2015.

Përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Driton Selmanaj, tha se po iu bëhet presion deputetëve gjatë proceseve të votimit, kjo sipas tij po ndodhë në rastet kur disa deputet nuk e dinë as se çfarë votojnë. Në rastin e parë sipas tij kur është sfiduar kjo legjislaturë ose ky koalicion nuk arriti të sigurojë as 80 vota për të kaluar ndryshimet kushtetuese, dhe këto projektligje tentojnë të futen pas dështimit menjëherë pas dy- tri javësh.

Përfaqësuesi i KDI-së tha se një praktikë e keqe po ndodhë mos raportimi me kohë në Kuvendin e Kosovës për rrjedhën e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel.

Selmanaj ka kërkuar se Kuvendi i Kosovës duhet të përfshihet në një debat demokratik për t’i sqaruar dhe për t’i debatuar të gjitha pasojat eventuale politike dhe juridike që mund ti sjellin marrëveshjet e arriturat deri më sot dhe ato që marrëveshje që pritet të vijnë nesër.

Ndërsa, Jetmir Bakija ka folur për dinamikën e punës edhe për planin legjislativ, i cili theksoi se më aktivët për pyetjet parlamentare ka qenë Faton Topalli dhe Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, nga AAK Teuta Haxhiu dhe Time Kadriaj, ndërsa nga PDK Bekim Haxhiu.

Përfaqësuesi i KDI-së gjatë këtij sesioni pranveror, tha se janë shtruar 217 pyetje parlamentare nga deputetët, ndërsa vetëm 106 ose më pak se gjysma kanë gjetur përgjigje.

Dinamikë e ulët ka qenë edhe puna e Komisioneve parlamentare. Kurse, për sa i për ketë zhvillimeve pozitive që kanë ndodhur në këtë shtatë mujor të kuvendit, sipas KDI-së se Kryesia e Kuvendit ka themeluar një Grup Punues për transparencë parlamentare ku ka përfshirë edhe shoqërinë civile. /KosovaPress/