Lajme Shqip Tuesday, 24 September 2013 13:28

Vetëm javët e fundit janë regjistruar disa atentate me makina, në Shqipëri. Një fenomen i tillë është bërë rutinë kalimi i pushtetit nga koalicioni i djathtë te ai i majti, është në tranzicion.

 

Kryeministri i ri shqiptar Edi Rama, ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së tij ka vënë rendin dhe sigurinë.

 

Një shpërthim i fortë u dëgjua mbrëmjen e së hënës në gjithë Tiranën. Veshët e qytetarëve të zakonshëm, “të specializuar” në dallimin e këtyre zhurmave tronditëse, e kuptuan që bëhej fjalë për eksploziv dhe jo për fishekzjarre.  Më pas u mësua se në një lavazh pranë liqenit artificial, një BMË e serisë X6 e parkuar aty, ishte hedhur në erë duke dëmtuar edhe dy mjete të tjera.

 

Policia verifikoi se mjeti I përkiste Arben Xhaferrit nga Lezha, biznesmen ndërtimi. Sot në mëngjes, kryetarit të komunës Golem në Kavajë, Agron Agalliu i zgjedhur në siglën e PS-së, i ishte vënë në makinë një sasi eksplozivi, për fat e pashpërthyer. Ishte policia ajo që e bëri të parrezikshme sasinë e tritolit.

 

Pak javë më parë, makina e një polici rrugor (Kujtim Çardaku) në Shkodër u hodh në erë duke rrezikuar seriozisht jetën e tij; po ashtu makina e një të riu në Vlorë (foto); ndërsa në aksin kryesor rrugor pranë Laprakës, makina e një emigranti në Belgjikë (nga Mirdita) po ashtu shpërtheu duke i prerë gjymtyrët e poshtme viktimës, që akuzohej për një vrasje, për të cilën kishte kryer burg. /lajmeshqip/