Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 08:05

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka deklaruar se Kosova është duke e zhvilluar një betejë të vështirë për anëtarësimin në UNESCO.

Ai ka treguar për ‘Epokën e re’ se kanë qenë të vetëdijshëm se disa shtete do ta kundërshtojnë Kosovën në këtë rrugë, por ka shtuar se për këtë arsye po i pajisin aleatët me kundërargumente.

Megjithatë, Selimi ka thënë se Kosova ka shpresa të fuqishme se do të arrijë t’i marrë 2/3 e votave që janë të nevojshme për anëtarësim në UNESCO.