Lajme Shqip Friday, 26 April 2013 12:43

Shkup – Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski sonte ka deponuar dorëheqjen e tij të parevokueshme para Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik.

Cërvenkovski paralajmëroi se, në kongresin e ardhshëm të partisë, i cili do mbahet në muajin qershor, nuk do të kandidoj për një mandat të ri.

Ai shpjegoi se nuk ka pasur sukses që mendimin e tij ta imponoj në partinë më të madhe opozitare.

“Me që nuk mundeni ti mbështesni vendimet e mia, unë paraqes një dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi lideri i opozitës maqedonase. (INA.LajmeShqip.com)