Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 08:01

Gjykatat e Kosovës po mbajnë në sirtarë 400 mijë lëndë të pazgjidhura. Kjo shifër, përveç që është vlerësuar e habitshme, të enjten, gjatë një konference të organizuar nga USAID-i, është thënë se po shkakton edhe dëme të mëdha në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Për dy vjet, përmes dy aktiviteteve të USAID-it; sundimi efektiv i ligjit dhe zbatimi ligjor i kontratave, gjyqtarët kanë përmbyllur afro 100 lëndë gjyqësore.

Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, gjatë konferencës me temën “Zvogëlimi i numrit të lëndëve të grumbulluara civile dhe përmbarimi i aktgjykimeve”, ka thënë se shifra prej 400 mijë lëndësh është e habitshme dhe se kjo mbetet një sfidë për sistemin gjyqësor./ Koha Ditore