|
|
e Mërkurë, 15 Gusht 2012 22:38 Mançester Junajtid ka konfirmuar se kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persi, do t’i bashkohet kësaj skuadre pasi të përfundojë vizitat e nevojshme mjekësore.
Holandezi do të jetë që nesër në ambientet e klubit, duke shpresuar që të mbyllë transferimin sa më shpejt dhe të jetë në gatishmëri për skuadrën e re para fillimit të sezonit të shtunën.
“Mançester Junajtid është i lumtur të lajmërojë se ka arritur një marrëveshje me klubin e Arsenalit për transferimin e Robin Van Persi. Marrëveshja do të mbyllet sapo të përfundojnë vizitat mjekësore dhe të arrihet akordi me lojtarin mbi kushtet personale. Një lajmërim i mëtejshëm do të bëhet në momentin e duhur”, ishte mesazhi që u shfaq në faqen e internetit të “djajve të kuq”. Një lajmërim i ngjashëm u shfaq pak minuta më vonë edhe në faqen e Arsenalit, ndërsa ky vendim u komentua edhe nga trajneri Arsen Venger.
“Është e trishtë të humbasësh një lojtar të cilësisë së tij. Ai kishte vetëm një vit të mbetur në kontratë ndaj nuk kishim zgjidhje tjetër”, tha tekniku francez.
Mançester Junajtid do të paguajë 24 milion paund për transferimin e futbollistit, i cili nga ana e tij do të përfitojë një rrogë prej rreth 190 mijë paund në javë. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »