|
|
e Hënë, 16 Korrik 2012 15:33 Fabio Kapelo është trajneri i ri i përfaqësueses ruse të futbollit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Federatës Ruse, Nikita Smonian, në një konferencë të zhvilluar në Moskë.
“Kemi vendosur të emërojmë Fabio Kapelon si trajnerin e ri të kombëtares së futbollit të vendit tonë. E presim atë në Moskë në ditët e ardhshme që të përcaktojmë detajet e fundit të marrëveshjes dhe të hedhim firmën në kontratë”.
Vetë Kapelo e ka pritur me gëzim lajmin, duke komentuar se ishte gati për këtë aventurë të re në drejtimin e një përfaqësueseje, pas asaj angleze që nuk u mbyll siç shpresonte ai.
“Nëse diskutimet mbyllen në mënyrën më të mirë, do të jem i lumtur dhe krenar të bëj realitet atë që lajmëroi federata ruse. Do të jetë një aventurë e jashtëzakonshme, pasi Rusia është një komb i madh”, tha tekniku italian,
“Po më telefonojnë nga të gjitha anët, jam shumë krenar për këtë emërim”, ishte komenti që ka bërë Kapelo për mediat pas publikimit të deklaratës së krerëve të futbollit rus.
Trajneri italian konfirmoi se kishte si qëllim të shkonte të jetonte në Rusi gjatë kohëzgjatjes së kontratës së tij në këtë vend, ashtu siç ka bërë kur drejtonte Anglinë. (LajmeShqip.com)
Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »San Antonio dominon ndaj Memfis në finalen e parë
Teksanët fitojnë pa vështirësi 105-83 në sfidën e parë ndaj debutuesve të finales së Konferencës
lexo më shumë »