|
|
e Martë, 07 Gusht 2012 13:44 Santi Kazorla ka përfunduar sot transferimin e tij në radhët e Arsenalit, duke bërë zyrtare marrëveshjen që përflitej prej disa ditësh. Lojtari i përfaqësueses spanjolle u pagua 16.5 milion paund nga klubi londinez që ka siguruar një përforcim shumë të rëndësishëm për mesfushën e tij.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Arsenalit. Ky është një klub me lojtarë të mëdhenj, një stadium fantastik dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku. Klubi ka një nga trajnerët më të mirë të futbollit botëror dhe lavdërohet për mënyrën e lojës, me admirues në të gjithë botën”, ishin fjalët e para të Kazorla si një futbollist i “topçinjve”.
Edhe trajneri Arsen Venger ka qenë shumë i lumtur që arriti të finalizonte këtë marrëveshje, duke e bërë spanjollin blerjen e tretë të klubit pas gjermanit Podolski e francezit Zhirud.
“Santi Kazorla është një blere e mrekullueshme për ne. Ai është një futbollist me një eksperiencë të madhe si në nivel klubi, ashtu dhe me kombëtaren, që do t’i shtojë cilësi ekipit tonë. Ai është një lojtar që mund të luajë në shumë pozicione në mesfushë dhe do të jetë një armë më shumë për ne”, tha trajneri francez.
Kazorla i është bashkuar prej disa ditësh klubit anglez, ndonëse marrëveshja nuk ishte finalizuar me Malagan deri më sot. Ai gjendet në Gjermani bashkë me pjesën tjetër të ekipit pasi ishte i sigurt se marrëveshja mes palëve do të realizohej edhe për shkak të vështirësive financiare të Malagas që është detyruar të shesë të gjithë yjet e skuadrës.
Lojtari pritet të luajë ndaj Këlnit në miqësoren e të shtunës pasi Venger e sheh si një lojtar të rëndësishëm për formacionin titullar. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »