|
|
e Enjëte, 30 Gusht 2012 15:19 Mesfushori i talentuar i Paderborn, një nga zbulimet e Bundesligës 2 në sezonin e kaluar, Alban Meha, do të vesh fanellën e përfaqësueses shqiptare për ndeshjet kundër Qipros dhe Zvicrës në shtator.
Futbollisti kosovar ka marrë ftesën nga trajneri Xhani De Biasi pasi është pajisur me pasaportën shqiptare dhe do të jetë në gjendje të zbresë në fushën e lojës në këto takime kaq të rëndësishme për kuqezinjtë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014.
Meha është një lojtar mjaft i talentuar dhe për këtë arsye, shumë kuqezinj të tjerë që aktivizohen në Gjermani si Mavraj, Kapllani, por edhe Lala apo Skela, i kanë këshilluar trajnerit De Biasi që ta grumbullojë atë sa më parë në kombëtare. Sapo është marrë garancia e sigurimit të pasaportës shqiptare për Mehën, FSHF i ka dërguar atij ftesën, siç është konfirmuar sot edhe nga vetë klubi i Paderborn.
“Alban ka patur një zhvillim të shkëlqyer te Paderborn. Thirrja e tij në kombëtare është konfirmimi i një pune të mirë të përbashkët”, ishin fjalët e menaxherit të klubit, Mikael Born.
Ndërkohë, një tjetër futbollist kosovar i afruar në kombëtare për këto dy ndeshje, Burim Kukeli i Zyrihut, është bërë objekt polemikash në Zvicër. Ka bërë shumë bujë fakti se gazeta zvicerane “Blick” e ka cilësuar vendimin e tij për t’u bashkuar me Shqipërinë si të gabuar, ndërsa edhe ka ironizuar me lojtarin duke i kujtuar se miku i tij më i afërt, Gokhan Inler, ishte kapiten te Zvicra, ndërsa ai kishte bërë kontratën e parë si profesionist vetëm në moshën 24 vjeçare.
Për më tepër, kjo gazetë në mënyrë të turpshme ka tentuar të ulë figurën e mesfushorit kosovar, duke i kujtuar atij se në vitet e para të karrierës së tij, kishte punuar edhe si pjatalarës.
Këto komente në mediat zvicerane duket se po tensionojnë më shumë situatën para ndeshjes mes dy kombëtareve, duke patur parasysh se në radhët e përfaqësueses zvicerane luajnë shumë futbollistë me origjinë shqiptare si Behrami, Xhemajli, Shaqiri, Xhaka e Mehmedi. (LajmeShqip.com)
Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »Indiana bën surprizën ndaj Majemit në sfidën e dytë
Barazohet seria finale e Konferencës së Lindjes pasi Indiana arrin të gjejë mënyrën për të ndalur kampionët
lexo më shumë »Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »