|
|
e Mërkurë, 22 Gusht 2012 13:27 Adriano është kthyer përsëri pjesë e skuadrës së Flamengos në Brazil, duke tentuar të rikuperojë lavdinë e dikurshme në klubin e famshëm brazilian. Ish-sulmuesi i Interit e Romës, ka firmosur një kontratë njëvjeçare ku do të paguhet sipas paraqitjeve me fanellën e skuadrës së re.
Kontrata parashikon në parim pagesën e një shumë minimale, ndërsa të ardhurat më të mëdha do të vijnë në bazë të numrit të ndeshjeve që luan lojtari dhe golave që shënon.
Lojtari pranoi dje përfundimisht kontratën që i ofruan drejtuesit e skuadrës dhe Flamengo lajmëroi zyrtarisht për mbërritjen e akordit, duke vënë në faqen e saj të internetit fotografinë me mbishkrimin “Kthehet Perandori”, pasi sulmuesi ka qenë pjesë e skuadrës edhe në vitin 2009.
Para se të merrej vendimi, doktori i klubit, Hose Luiz Runko, aprovoi nënshkrimin e kontratës pasi vëzhgoi se kavilja e lojtarit ishte drejt riaftësimit të plotë pas operacionit që kreu pak muaj më parë.
“Tani dua të nderoj këtë fanellë që ka qenë gjithmonë e imja me sa më shumë gola. Faleminderit për të gjitha e sidomos që besuat te unë”, ishin fjalët e para të Adrianos si futbollist i Flamengos. (LajmeShqip.com)
Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »