|
|
e Mërkurë, 25 Prill 2012 12:26 Në një intervistë për revistën “Chi”, kapiteni i Interit, Havier Zaneti, ka folur për dy ish-zikaltër, Zhoze Murinjon dhe Mario Balotelin, ashtu si edhe ka bërë një bilanc të skuadrës dhe dështimit të këtij viti me trajnerë të ndryshëm.
“Me Murinjon sigurisht që vazhdoj të flas, është miku im. Shpresoj që Reali i tij të fitojë Ligën dhe Champions. Me Ibrën? Jo dhe nuk jam pishman. Ai mbetet një lojtar i madh për atë që ka bërë te Interi por pastaj secili ecën në rrugën e tij”.
Argjentinasi tregon se zikaltërit do të pritnin me shumë qejf kthimin e Mario Balotelit, ndonëse ky i fundit vazhdon të jetë një personazh problematik. “Mario është një kampion, por duhet të gjejë ekuilibrin jashtë fushës. Unë do ta kisha dashur përsëri në skuadër. Kam vlerësuar faktin që ka kërkuar falje për gabimet që ka bërë kohët e fundit. Po nëse nuk ndërron sjellje, rrezikon që të dëmtojë përgjithmonë karrierën e tij”.
“Unë trajner? Jo, preferoj të jem më afër klubit në një rol drejtuesi, më pret një tavolinë sapo të braktis futbollin. Falënderoj Moratin që më ka plotësuar këtë ëndërr, por ka ende kohë deri atëherë”.
“Çfarë nuk funksionoi me Gasperinin? Gjithçka! Dëmtime, mungesë fati, rezultate që nuk vinin. Kur e hoqën nga puna erdhi më takoi me lot në sy, dukej si djali im, diçka shumë e dhimbshme. Ranieri? Grupi e mbështeste por përsëri rezultatet nuk erdhën. Stramaçioni? Është një djalë shumë guximtar, i ka idetë e qarta dhe e meriton këtë shans që i është dhënë”, deklaroi ndër të tjera kapiteni i Interit. (LajmeShqip.com)
Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »Indiana bën surprizën ndaj Majemit në sfidën e dytë
Barazohet seria finale e Konferencës së Lindjes pasi Indiana arrin të gjejë mënyrën për të ndalur kampionët
lexo më shumë »Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »